Inzaghi për Radu: Është i zhgënjyer, gabimi i portierit vihet në pah gjithmonë

Ka një zhgënjim të madh në fjalët e Simone Inzaghit për “DAZN” pas humbjes së befasishme kundër Bologna.

Çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes dhe si reagoi ekipi pas gabimit të Radu?

Ka zhgënjim pasi është normale që të jetë një atmosferë të atillë pas asah humbjeje në atë mënyrë. Humori ynë nuk ishte i mirë, Radu gaboi si unë ose një si çdokush tjetër. Kur një portier gabon,gjithçka vihet në pah më shumë. Tani duhet të reagojmë ndaj një disfate, duke u përballur në të gjitha ndeshjet me kokën lartë, pasi tashmë nuk jemi më zotër të fatit tonë.

Sa ndikon e ardhmja në një performancë të tillë?

“Nuk ka pse të ndikojë. Ne nuk kemi më fatin tonë në dorë, por kemi mbetur ,brapa herëve të tjera dhe e dimë që do të duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura dhe të shikojmë se çfarë do të bëjnë të tjerët.”/ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 28.04.2022 08:13