Në zgjedhjet brenda PS-së, Rama arrin 85% të votave
Albeu.com
Proçesi i numërimit të votave për të shpallur fituesit e fushatës zgjedhore brenda Partisë Socialiste është mbyllur mbrëmë rreth orës 22.00. Sot pritet që PS-ja në qendër të shpallë të gjitha rezultatet e votimit, ku nuk përfshihen rezultatet e Pogradecit dhe të Peshkopisë. Në këto dy bashki nuk u zhvilluan fare zgjedhjet e brendshme.
Në këto zgjedhje të brendshme të strukturave të PS-së u thirrën në votime 77900 socialistë në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe 2800 të tjerë në Greqi. Procesi i votimit në pothuajse të gjitha qendrat ka nisur në ora 8.00 të mëngjesit dhe në pjesën më të madhe të tyre është mbyllur në ora 16.00.

Në rezultatet paraprake Edi Rama deri tani është rikonfirmuar si kryetar i PS-së edhe për katër vitet e ardhshme me rreth 85 për qind të votave.
Ndërkohë Besnik Bare,kryetari aktual, është rizgjedhur përsëri kryetar i Partis Socialiste në Tiranë.Në disa bashki janë rikonfirmuar kryetarët aktualë të PS-së.
Nga informacionet si të PS-së vihen re shumë balotazhe në disa qytete kryesore të Shqipërisë si Shkodër, Përmet, Berat dhe në disa komuna kandidatët nuk kanë arritur të fitojë mbi 50 për qind të votave të votuesve
Në një deklaratë të vetën kryetari aktual i PS-së Rama tha dje se “Sot bëhet një ndryshim i madh brenda Partisë Socialiste dhe sigurisht që reformimi është një detyrim që vjen nga vetë ndryshimi i përgjithshëm i shoqërisë dhe një parti që nuk ndryshon është e destinuar të shkojë mbrapa, ndërsa ne jemi të destinuar jo vetëm të ecim me ritmet e risisë, por dhe ta udhëheqim atë drejt ndryshimit të madh që të gjithë shqiptarët presin me plot të drejtë nga ne”.
Anëtarësia e PS-së votoi në katër kuti, në njërën për kryetarin e PS-së të Shqipërisë, në tjetrën për kryetarin e secilës bashki apo komunë, ndërsa dy kutitë e tjera kanë qenë për delegatët që do të marrin pjesë në kongresin e PS-së që zhvillohet me 2 qershor. Për delegatët ishin ndarë në kuti pasi, janë ndarë kandidatët femra, që në kongres pritet të kenë një përfaqësim sipas standarteve të kërkuara europiane.
Gjatë votimit Rama shoqërohej nga nënkryetari i grupit parlamentar të socialistëve në Parlamentin Europian Johanes Svoboda. Ai ka qenë i dërguari i partive të majta europiane për të ndjekur nga afër këtë proces zgjedhor dhe për të bërë më pas vlerësimet e tij. start
Shtuar më 13/05/2007, ora 17:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori