Përfundon numërimi i votave për anëtarët e këshillit, llogaritja në selinë e PD
Pëlqej
Rreth 70 % e delegatëve të Partisë Demokratike morën pjesë në procesin e votimit për 150 këshilltaret e kesaj partie. Procesi i numërimit të votava përfundoi në orët e para të mëngjesit të së Hënës ndërkohë që procesverbalet e komisioneve të ngritura në Pallatin e Kongreseve ku mbajti punimet në dy ditë Kuvendi Kombëtar i PD-së, do të dërgohen në selinë blu ku do të bëhet dhe përllogaritja finale dhe ndarja e votave sipas kuotave, 30 % gra dhe 15 % të rinj.


Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD është një hap i rëndësishëm për procesin e organizimit të brendshëm të partisë më të madhe opozitare në vend, dhe për Lulzim Bashën zgjedhjet vendore të qershorit 2015, do të jenë tregues i rezultateve të këtij procesi. /albeu.com/

Shtuar më 29/09/2014, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori