Në Vlorë eksploziv makinës, 1 i vdekur 4 të plagosur
Pëlqej
Albeu.com
Një makinë e tipit “Benz 250” ka shpërthyer sot (e Shtunë) në orën 10:10 të mëngjesit në lagjen Skele të qytetit të Vlorës ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur katër të tjerë.Sipas të dhënave të marra nga policia e Vlorës bëhet e ditur se katër të plagosurit janë fëmijë të moshës 14-15 vjeçare me iniciale E.D. (15), M.Sh. (15), O.N. (14) dhe L.M. (15) të cilët në momentin e shpërthimit kanë qenë duke luajtur pranë makinës. Bëhet e ditur gjithashtu se katër fëmijet e plagosur janë jashtë çdo rreziku për jetën.
Policia nuk ka arritur të japë identitetin e personit që humbi jetën pasi plagët që ai kishte marrë ishin tepër të rënda dhe kishin dëmtuar pjesën e fytyrës. Ndërkohë është verifikuar edhe pronari i makinës Nikolin Llanaj i cili në momentin e shpërthimit ndodhej në shtëpinë e tij.
Policia vazhdon hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit.
G. Start
Shtuar më 01/04/2006, ora 17:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori