Fushata zgjedhore në sytë e të huajve (FOTO-LAJM)

“Në vendin e shqiptarëve”, titullohet reportazhi i Patrick Shulze-Heil, gazetar i televizionit franko- gjerman, ARTE TV pas nje vizite në Shqipëri. Përmes fotografive ai sjell atmosferën parazgjedhore në Shqipëri.

"Zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit janë një test i rëndësishëm për Shqipërinë, një nga vendet më të varfra në Evropes. Vendi u përfshi nga një krizë politike që nga zgjedhjet e vitit 2009 nga refuzimi i opozitës për të njohur rezultatin e zgjedhjeve. Kjo situatë ka ngadalësuar afrimin evropian të Tiranës, të cilën Brukseli e ka refuzuar dy herë për t’i dhënë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Janë 66 parti, thuhet më tej në reportazh, përfshirë edhe nacionalistët, të cilët ëndërrojnë një Shqipëri të Madhe" shkruan Shulze-Heil.

Në këtë reportazh paraqitet edhe skena e jetës në kryeqytet, si dhe gjurmët e historisë komuniste.
Titullin “Toka e Shqiptarëve”, autori thotë se e ka marrë nga romani i Karl May, që fjalë për fjalë do të thotë; “dikush që flet në mënyrë të qartë dhe të artikuluar”.
Shtuar më 21/06/2013, ora 10:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori