Në varrim me çitjane e plazh e kostum, Rama nis pushimet (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama duket se ka nisur pushimet.

Pasditen e djeshme, kryeministri Edi Rama është fotografuar në një prej lokaleve në Jal.

Siç shihet Rama ka qenë nën shoqërinë e drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benec Beci.

Por ndryshe nga dje kur Rama shkoi në homazhet e ish-ministrit me çitjane dhe atlete të bardha, në plazh ai ka shkuar me kostum serioz.

Kryeministri, edhe pse ndodhet në një lokal në anë të detit, shfaqet i veshur me një kostum zyrtar teksa Beci duket më sportiv sa i takon veshjes. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2018, ora 09:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori