Ne tre pika kufitare te Shqiperise, kane hyre 13.500 persona
Albeu.com
Fillimi i muajit gusht sjell edhe një numër të madh emigratësh në Shqipëri. Pikat kufitare si Kakavija, Kapshtica si dhe porti i Durrësit, kanë pritur ditën e sotme një numër relativisht të madh, pasgjagjerësh.Kështu nga mesnata deri në mesditë nga pika kufitare e Kapshticës kanë hyrë në Shqipëri mbi 5500 persona me 2 100 automjete. Policia njofton se pala shqiptare ka punuar me 6 sportele ndërsa ajo greke vetëm me 4.

Ndërsa në pikën kufitare të Kakavijës gjatë ditës së sotme kanë hyrë 3200 persona dhe 1 mijë automjete. Gjithashtu kanë hyrë edhe 54 autobusë. E ndërsa pala greke punon me 4 sportele, pala shqiptare punon me 8 sportele.

Por ndryshe ndodh në pikën kufitare në Durrës, ku gjatë orëve të fundit kanë hyrë 4800 persona, dhe 130 mjete, të cilat kanë mbërritur me 5 traget linjash. Ndërsa sipas autoriteve portuale deri në darkë priten të mbërrijnë edhe 5 tragete të tjerë.
Shtuar më 31/07/2010, ora 19:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori