Në trajtim intensiv prej 2 javësh, 5 pacientë të tjerë mundin COVID-19
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale ka bërë me dije se 5 pacientë kanë lënë spitalin Infektiv të shëruar nga koronavirusi.

Sipas Manastirliut, pas 12 ditësh me trajtim intensive dhe me medikamente mjekësore 5 pacientët ja kanë dalë mbanë që të mposhtin koronavirusin.

Postimi i Manastirliut:

Pesë pacientë nga Tirana, Fieri dhe Kavaja kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga 🤜#COVID-19

Mjekët thonë se dy prej tyre kanë qenë në gjendje të rënduar, por pas më shumë se 12 ditë trajtimi intensiv me medikamentet që sot përdoren për trajtimin e #COVID-19 edhe në vendet e tjera të Botës, ja kanë dalë ta mundin sëmundjen dhe sot u kthyen në shtëpi🙏🏼

Deri tani 5️⃣2️⃣ të shëruar nga 🤜#COVID-19🤛

Shtuar më 31/03/2020, ora 21:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori