Në themelin e politikës së jashtme të AK, interesat kombëtare
Aleanca Kuq e Zi, prezantoi te shtunen rruget e zgjidhjes se çeshtjes çame. Kreu i AK -së Kreshnik Spahiu u shpreh se mbrojtja e interesave te te gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen, brenda dhe jashtë kufijve shteteror është në themel të Kushtetutes shqiptare.



"AK ka në themelin e vet të politikës së jashtme interesat kombëtare. Nuk mund të ketë asnjë marrëdhënie në politikat e jashtme të shtetit shqiptar nëse në themelin e vet nuk vendosen interesat kombëtare. Kur në pikëpyetje do të jenë shqiptarët në kufi të cilët shpallen non grata, shqiptarët në Greqi, në Mal të Zi apo në Maqedoni, në Kosovë apo Serbi, nuk mund të ketë. Dhe në themelin e politikës së jashtme në radhë të parë duhet të fillojë mbrojtja e interesave të shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre etnike", tha Spahiu. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2012, ora 15:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori