Në tetor merr fund problemi i toponimeve
Pëlqej
Problemi i toponimeve në pasaportat e shqiptarëve do të zgjidhet brenda muajit tetor. Ministria e Punëve njoftoi sot se ka nisur nga puna për konkretizimin e ndryshimeve të parashikuara për mënyrën e shkrimit të toponimit në rubrikën “vendlindja” në dokumentet e lëshuara nga shërbimi i gjendjes civile për përdorim nga autoritetet e huaja.

"Ka filluar puna për të realizuar ndryshimet e nevojshme në sistemet e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile dhe Dokumenteve të Identitetit si dhe në dokumentet që lëshohen nga shërbimi i gjendjes civile, çertifikatat për përdorim nga autoritetet e huaja dhe Ministria e Punëve të Brendshme për letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën biometrike.
Këto ndryshime priten të përfundojnë brenda muajit tetor 2014." thuhet ne njoftimin e MPB-se.

Me vënien në funksion të tyre shtetasit e interesuar mund të ndjekin procedurat në fuqi për pajisjen me këto dokumente. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori