Në të gjitha burgjet tona futen sende të palejuara
Ish-shefi i sigurisë në burgun e Drenovës tregon se në të gjitha burgjet shqiptare janë futur sendepalejuara. Në një intervistë për Gazetën Shqiptare ai shprehet se ai nuk kishte patur dijeni për futjen e armëve në burgun e Drenovës.


"Unë di t’ju them se në çdo burg të vedit tonë futen sendepalejuara, si celularë, apo pajisje të tjera, por në asnjë rast nuk di të them se lejohen që të futen armë. Kështu ka ndodhur edhe në burgun e Drenovës, ku janë lejuar të futen sende të tjera, por jo armë.T ë paktën unë, nuk kam pasur dijeni për futjen e armëve në këtë burg" shprehet Behar Bregu. Ai pohon se në çdo rast ka zbatuar urdhrat e ardhura nga lart, dhe mohon që shkarkimi i tij të ketë lidhje me këtë ngjarje.

“Më kanë shkarkuar është e vërtetë, por nuk kam lidhje me këtë. Është çështje tjetër” nënvizon ai. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2013, ora 10:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori