Në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s u diskutua për Kosovën
Pëlqej
Albeu.com
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jap de hop Skefer ka thënë se është folur për Kosovën, por nuk janë diskutuar hollësi konkrete për statusin e saj. Në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Vilnus të Lituanisë u diskutua edhe për Kosovën. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jap de hop Skefer ka thënë se është folur për Kosovën, por nuk janë diskutuar hollësi konkrete për statusin e saj. Ai ka pohuar se rajoni i Ballkanit ka vuajtur mjaft në luftëra dhe jostabilitet deri më tash, duke shtuar se koha për integrime në Evropë tashmë ka ardhur.
"Ne duhet dhe do të kërkojmë nga liderët e vendeve të Ballkanit që të sigurojnë standardet më të larta sa u përket pakicave, por edhe respektimin e obligimeve ndërkombëtare, posaçërisht ato që lidhen me bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës, sikur edhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve të rajonit", ka thënë kreu i NATO-s. Ai ka konfirmuar se në takimin e tij me ministrin e jashtëm të Rusisë Sergej Lavrov temë kryesore ka qenë Kosova, por nuk ka dashur të jep hollësi rreth këtyre bisedimeve, por ka theksuar se janë diskutuar të gjitha aspektet.
"Megjithatë, duhet thënë se nuk jemi marrë konkretisht me hollësi rreth statusit final të Kosovës", ka thënë Skefer. Ai nënvizoi se ka marrë premtime nga ministri i jashtëm i Rusisë Lavrov se vendi i tij si anëtar aktiv i Grupit të Kontaktit do të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhje adekuate jo vetëm për sfidat në Kosovë, por edhe më gjërë në rajonin e Ballkanit.
Për Kosovën, por edhe për Bosnje e Hercegovinën është folur edhe në takimin e drekës të ministrave të vendeve anëtare të NATO-s, por nuk janë marrë kurrfarë vendimesh, pasi që ky takim është i karakterit joformal. QIK
Shtuar më 22/04/2005, ora 14:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori