Në takim të mbyllur, delegacioni i Kosovës themelon “Grupin politik”
Albeu.com
Zyra e presidentit të Kosovës ka lëshuar një kumtesë nga takimi i delegacionit të Kosovës për status në të cilën thuhet se pas një diskutimi gjithëpërfshirës, në takimin e sotëm është propozuar dhe miratuar Grupi Politik i Delegacionit. “Ky grup është autorizuar të fillojë menjëherë punën rreth hartimit të platformës politike për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, mbi bazën e propozimeve që janë bërë deri më tani. Delegacioni i Kosovës po ashtu ka autorizuar Grupin Politik që të intensifikojë përgatitjet e gjithanshme për procesin eventual negociator. Delegacioni i Kosovës është pajtuar gjithashtu që komunitetet dhe interesat e tyre të përfaqësohen në mekanizmat e punës së Delegacionit”, thuhet në kumtesë. Në kumtesë nuk bëhen të ditur për opinionin publik emrat e pjestarëve të këtij grupi, vendimet rreth rregullores së punës në Delegacionin e Kosovës si dhe detaje të tjera të rëndësishme. Mediave nuk u është lejuar mbulimi i kësaj ngjarjeje. rtk
Shtuar më 08/11/2005, ora 22:38
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori