Në Shqipëri vidhet një makinë në çdo 13 orë
Gjatë vitit 2012 në Shqipëria ka ndodhur një vjedhje banese çdo shtatë orë, plagosje e lehtë me dashje në çdo 6 orë, vjedhje biznesi në çdo 8 orë, kanosje në çdo 8.5 orë, armëmbajtje pa leje në çdo 9.5 orë, vjedhje automjeti në çdo 13 orë.

Këto janë disa prej të dhënave të bërë publike nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim i cili në një rapor konstaton se ituatë problematike në lidhje me krimet kundër personit dhe pasurisë në Shqipëri. Në dokument thuhet se problematika kryesore në krimet e vjedhjes dhe shkatërrimit të pronës është se ato nuk zbulohen. Për këto vepra penale, raporti i IDN thekson se zbulueshmëria është e ulët, nga 26 deri në 52 për qind. Krimet kundër pronës dhe vjedhjet e ndryshme shënojnë pikun e tyre në tremujorin e parë të vitit (periudha janar – mars) vëren raporti. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2013, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori