Artur
Mahmutaj ka mbajtur postin e Nëndrejtorit të Hekurudhës në qytetin e Durrësit.
Mahmutaj rezulton i liruar nga Gjykata e Durrësit në datën 3 mars 2016, ndërsa rezultonte i arrestuar në 10
janar të këtij
viti nën akuzën e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve.”
Ai u mbajt në paraburgim për 3 muaj, pas zbulimit të një laboratori modern droge në një magazinë të kultivimit të lëndëve narkotike, në shtator të vitit 2015.
Mahmutaj u shpall në atë kohë në kërkim nga policia, por arrestimi i tij u bë i mundur në
janar të një
viti më pas.
Por pas arrestimit të 35-vjecarit, gjykatësja Anita Mici pranoi kërkesën e tij për ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në
burg në detyrim paraqitje, e arsyetuar se ai nuk përbënte rrezik.
Por më pas ai u arrestua në
Itali tentuan të futnin 75 kilogramë kokainë në
Itali nga porti i Genovas.
Ditën e sotme ai është dnëuar me 6 vite
burg nga gjykata italiane. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2018,
ora 22:18