Në Shqipëri ka 55 miliarderë. Kështu thuhet në raportin vjetor të publikuar nga
organizata globale e vlerësimit dhe hetimit të pasurisë, Uealth-X e cila bashkëpunon me banka private, institute arsimore,
organizata jo -qeveritare dhe kompani luksoze.
Në këtë
raport Shqipëria zë vendin e 37 në kontinent, përsa i përket numrit të multi –milionerëve. 55 të pasurit e vendit tonë zotërojnë në total rreth 7 miliardë dollarë, pasuri të deklaruar. Ky klasifikim është lexuar si paradoks në media të ndryshme, për
faktin se Shqipëria është një vend i vogël, ndër më të varfrit dhe me të ardhurat më të vogla për frymë. E megjithatë ajo ka më shumë të pasur se Sllovakia, Qiproja, Bullgaria, Estonia, Maqedonia apo Mali i Zi.
Mediat nënvizojnë edhe
faktin se disa nga 55 më të pasurit e Shqipërise janë në politikë dhe kryesisht politikanë të majtë. Në këtë
raport thuhet se në Europë numërohen 53.441 multi-milionerë. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014,
ora 15:09