Gazetari i njohur, Adi
Krasta i rikthehet ekranit.
Këtë herë ai ka zgjedhur të bëhet pjesë e një televizioni në Kosovë, "T7".
Lajmi e ka bërë të ditur gazetari, Berat
Buzhala.
Ndërsa poston një foto të Krastës duke intervistuar kryeministrin në ikje të
Kosovës, Ramush Haradinaj,
Buzhala shkruan se, sonte në televizionin “T7” nis një emision i ri.
"Sonte në T7 fillon një emision i ri 🙂.
Presidenti e mban fjalën: Ftesa e realizuar për një gazetar të njohur shqiptar të përndjekur nga Edi Rama në Shqipëri për t’u bërë pjesë e T7’shit është bërë realitet.
Emisioni i tij fillon në ora 21.00. Liri e plotë editoriale. Për çdo kënd dhe për kudo. Liri të plote për të kritikuar qeverinë e Shqipërisë, atë të
Kosovës, të Maqedonisë, te Turqisë, te Amerikës. Qëndroni para T7’shit sonte 🇽🇰🇦🇱
Asnjë dorë e asnjë politikani nuk është aq e gjatë dhe aq e fuqishme sa të mbërrijë deri në Express dhe T7.",- shkruan
Buzhala.
Në muajin gusht, Adi
Krasta u largua nga
emisioni “Neës 24”, ndërsa për largimin i tij u përfol se ka lidhje kryeministri Edi Rama.
Shtuar më 14/12/2019,
ora 08:47