Në Shqipëri femrat paguhen më pak se meshkujt
Femrat në Shqipëri paguhen 17.63% më pak se meshkujt. Sipas raportit “Hendeku gjinor i pagave në Shqipëri", i kryer së fundmi për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta, me mbështetjen teknike dhe financiare të Njësisë së OKB për Barazinë Gjinore, ky ndryshim mes pagave ndërmjet burrave dhe grave shkaktohet nga shpërblimet e ndryshme të ofruara nga tregu i punës.

Sipas raportit, ndarja e profesioneve mbi bazë gjinie, mungesa e përvojës, kujdesi ndaj fëmijëve dhe puna me kohë të kufizuar, janë arsyet që çojnë në uljen e pagave të femrave. /albeu.cm/
Shtuar më 18/10/2012, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori