Ne Shkup u shenua "Dita e Plisit"
Albeu.com
Për të dytin vit me radhë, sonte në Shkup u shënua “Dita e Plisit”. Kjo ditë përkon me 17 shkurtin, ditën kur Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran. Lëvizja qytetare “Zgjohu”, në Teatrin Shqiptar në Shkup, kishte arritur ...... t’i mbledhë në një vend, politikanët, akademikët, diplomatët, gazetarët dhe intelektualët. Kryetari i Lëvizjes ‘Zgjohu’ Artan Grubi, tha se tradita e shënimit të kësaj dite do të vazhdojë edhe vitet e ardhshme. "Lëvizja “Zgjohu” organizon për herë të dytë akademinë solemne të titulluar “Dita e Plisit” me rastin e dy vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ideja siç e thamë vitin e kaluar është që dita e pavarësisë së Shqipërisë të njihet si ditë e flamurit, tendenca jonë është që dita e pavarësisë së Kosovës le të njihet edhe si ditë e plisit sepse plisi është një nga kodet bashkë me flamurin dhe gjuhën që na unifikon si komb dhe na bën një. Mesazhi i akademisë është që jemi një, festojmë bashkë, vajtojmë bashkë dhe të gjithë jemi bashkë atëherë kur duhet", tha Artan Grubi, kryetar i Lëvizjes qytetare “Zgjohu”.
Shtuar më 18/02/2010, ora 16:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori