Ne Shkup po ndahet pasuria e ish-Jugosllavise pa perfaqesuesit nga Kosova
Pëlqej
Albeu.com
Keshilli per ndarjen e pasurise se ish-Jugosllavise, sot ne Shkup ka hapur ceshtjen e rreth nje miliarde dollareve qe Banka Popullore e ish Republikes Socialiste Federative te Jugosllavise i kishte depozituar neper bankat e ndryshme anembane botes.Sipas ketij Keshilli, aktualisht parate nuk jane ne llogarite bankare, meqe jane terhequr nga autoritetet serbe gjate kohes se Sllobodan Milloshevicit. Nderkohe, ky Keshill eshte marre vesh per ndarjen e tete tone e gjysme ar te Bankes Popullore te RSFJ-se, te depozituar ne bankat zvicerane dhe franceze si dhe 220 milione dollare te deponuara ne 13 banka komerciale te vendeve te huaja. Sipas marreveshjes se arritur Maqedonise do t'i ndahen 7.5 per qind nga ari, Kroacise do t'i jepen 23 per qind, Sllovenise 16, Bosnje e Hercegovines 15.5 dhe Serbise e Malit te Zi 38 per qind. Ne bisedimet per ndarjen e pasurise se mbetur pas shperberjes se Jugosllavise, nuk jane ftuar perfaqesues nga Kosova. Sipas te dhenave te Entit statistikor te ish -Jugosllavise, nga viti 1990, te gjitha bankat ne ate kohe Kosoves i kishin mbetur borxh rreth 3.4 milione dollare, bankat e huaja rreth 2 milione dollare, ndersa Banka Popullore e Jugosllavise per kursime devizore te qytetareve duhej t'u paguante qytetareve 130 milione dollare. Merret vesh se deri me tani, Qeveria e Kosoves vendeve negocuese dhe institucioneve nderkombetare u ka dorezuar rreth 170 ankesa per perfshirjen e Kosoves ne bisedimet per procesin e suksesionit. rtk
Shtuar më 07/05/2005, ora 00:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori