Në radhët e Partisë Socialiste dëgjohen zëra për dorëheqjen e kryetarit të saj, Fatos Na
Albeu.com
Ndonëse në Shqipëri KQZ ende nuk ka përfunduar punën në shqyrtimin e ankesave lidhur me votimet e 3 korrikut dhe pavarësisht nga fakti që rezultati i zgjedhjeve ende nuk është çertifikuar në radhët e Partisë Socialiste dëgjohen zëra për dorëheqjen e kryetarit të kësaj partie Fatos Nano.Tashmë kanë nisur të dërgohen peticionet e para nga baza e Partisë Socialiste, të cilët kërkojnë që fajtorët për humbjen e të majtëve të mbajnë përgjegjësinë. Në shënjestër të këtyre kritikave është kreu i PS-së Fatos Nano, i cili prej ditësh nuk ndodhet në Shqipëri. Madje, as zëdhënësit e tij në Kryeministri dhe as zyrtarët e PS-së, nuk janë në gjendje të thonë vendodhjen e tij të saktë. QIK
Shtuar më 28/07/2005, ora 20:26
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori