“Në qytet pa makinën time” (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Ministria e Mjedisit në kuadër të nismës së Bashkimit Europian “Në qytet pa makinën time” zhvilloi sot disa aktivitete ndërgjegjësuese në shkollat 9-vjecare “Jeronim De Rada”, shkolla e Kuqe dhe gjimnazi “Sami Frashëri”.

E pranishme në shkollën “Jeronim De Rada”, zv.Ministrja e Mjedisit znj. Djana Bejko pasi mbolli me nxënësit parashkollorë një fidan në shenjë simboli, bashkëbisedoi me nxënës rreth rëndësisë së kësaj dite. “Për të gjithë ju që jeni bashkangjitur iniciativës “Një ditë pa makinën time”, le të jetë një apel i përçuar për çdo familje, qytetar, insitucion publik apo privat me qëllim që në të ardhmen iniciativat që mbrojnë mjedisin të jenë më intensive dhe gjithëpërfshirëse.”- tha zv.Ministrja e Mjedisit, znj. Djana Bejko. Më pas për nxënësit u projektua një material filmik në kuadër të Ditës Pa Makina.

Në shkollën e “Kuqe” ku ishte e pranishme zv.Ministrja e Mjedisit znj. Olijana Ifti, u organizua gjitthashtu një takim me nxënës të ciklit të lartë. Pasi vizitoi ekspozitën e përgatitur nga kjo shkollë për këtë ditë. Zv.Ministrja Ifti vuri në pah rëndësinë e edukimit të brezit të ri me mbrojtjen e mjedisit.

“Duhet luftuar me kohën e domosdoshmërisë dhe të nevojës së mjetit të transportit. Duhet ta përdorim makinën kur është vërtetë e nevojshme dhe jo për demonstrim.”- tha zv.Ministrja Ifti duke theksuar se ka rëndësi edhe krijimi i hapësirave pedonale dhe infrastrukturave për bicikleta për uljen e ndotjes së ajrit urban.

Një takim ndërgjegjësues u zhvillua edhe në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë ku u bashkëbisedua mbi zhvillimin e transportit të qëndrueshëm.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme stafi i Ministrisë së Mjedisit erdhi në punë pa makina duke përdorur mjetet e transportit publik.
Shtuar më 22/09/2014, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori