Ne prishtine studentet protestuan per pavaresine
Albeu.com
10 dhjetori shenon edhe fundin e negociatave mes pales kosovare dhe asaj serbe me ndermjetesimin e treshes nderkombetare per statusin e Kosoves. Per kete qellim me shume se 2 mije studentet te universitetit te Prishtines kane mbajtur sot nje proteste paqesore per pavaresine e Kosoves.Protesta e organizuar nga Unioni I Studenteve shqiptare me moton “Te gjithe per pavaresi” shpertheu disa here ne thirrje te fuqishme.
Te mbledhur para selise se qeverise se Kosoves, studente me pankarta ne duar zhvilluan nje marsh paqesor ne kerkim te shpalljes se pavaresise. Ata I kerkuan parlamentit te Kosoves te shpallet urgjentisht pavaresine. Situata eshte percjelle qetesisht nga protestuesit ndersa shume forca policore dhe KFOR kane vezhguar gjate gjithe kohes marshimin.
Nderkohe Ekipi i Unitetit ka deklaruar nepermjet zedhenesit Skender Hyseni se ky është fundi i të gjitha bisedimeve me Serbinë dhe se tashmë nuk mund të pritet asnjë lloj bisedimi dhe se, hapat e mëtejmë të tij, do të jenë në harmoni të shpalljes së pavarësisë së koordinuar të Kosovës.
“Pavarësia e Kosovës do të shpallet shumë më herët se maji i vitit 2008” ka thënë zedhenesi I ekipit te unitetit Skender Hyseni, duke komentuar raportin me të ri të Grupit Ndërkombëtar të Krizave që thotë se pavarësia do të ndodhë në gjysmën parë të vitit 2008.Nderkohe presidenti Sejdiu tha se pavaresia do te jete e koordinuar me SHBA-ne, BE dhe te gjithe komunitetin nderkombetar.
Pas takimit të sotëm të Ekipit te Unitetit, është njoftuar se përbërja aktuale e tij do të funksionojë deri në konstituimin e institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 17 nëntorit. Me formimin e institucioneve, mandati i Ekipit te Unitetit do të pushojë dhe çështja e statusit do të kalojë te institucionet e reja. /news24/
Shtuar më 10/12/2007, ora 23:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori