Në pranga 3 persona, transportonin drogën me furgon shkolle
Pëlqej
Policia ka bërë të mundur arrestimin e tre personave, pasi janë kapur me lëndë narkotike. Në sajë të operacionit të koduar “Speed”, policia ka sekuestruar në cilësinë e proves materiale 20 kg kanabis, si dhe janë ndaluar dy automjete, mes të cilëve edhe një furgon shkolle.

Në prangat e policisë kanë rënë Dritan Barashima, 33 vjeç, banues në Tapizë të Krujës, Imer Brama, 54 vjeç, banues në Boranë të Krujës si dhe Bajram Çangu, 53 vjeç, banues në Nikël.

Uniformat blu shtojnë se arrestimi i tyre vjen si rezultat i një hetimi 1 mujor, ku këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë siguruar sasinë e lëndës narkotike, të cilën më pas do t’a tregtonin në tregun e brendshëm Krujë-Durrës.

Tashmë policia ka sekuestruar drogën, 2 automjetet e përfshira në trafikun narkotik, si dhe 6 aparate celularë. Materialet hetimore i janë përcjellë Prokurorisë se Rrethit Krujë, për veprën penale “Prodhim, shitje e lëndëve narkotike”. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori