Në pranga 2 persona në Gjirokastër, plagosin kalimtarin
Pëlqej
Si pasojë e një konflikti me armë zjarri në Gjirokastër, janë vënë në pranga dy persona ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër, ku nga të shtënat ka mbetur i plagosur një kalimtar.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se personi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet për prangosjen e personit të vënë në kërkim.

Të njëjtat burime shtojnë se këta persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe për pasojë nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur një kalimtar.

Personat e arrestuar janë Indrit Mici 33 vjeç nga Vlora, Fabio Rapaj 33 vjeç nga Fieri dhe është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale A.N., 34 vjeç nga Gjirokastra.

Këta persona, mbrëmjen e pesë shtatorit rreth orës 23:30, janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Në konflikt e sipër kanë përdorur armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një kalimtar me iniciale R.H, 29 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori