“Merr formë” qeveria Meloni, zbulohen disa emra të kabinetit të saj

Pas fitores në zgjedhjet e mbajtura së fundmi, Georgia Meloni po përgatitet për krijimin qeverisë së re.

Ekzekutivi i qendrës së djathtë duhet të gjejë gjuhën e përbashkët për ministritë kyçe, por pas takimit të kreut të vëllezërve të Italisë dhe Silvio Berlusconit, synimi për mbylljen e lojës duket më i afërt.

“Dinjitet i barabartë për Forza Italia, që do të thotë të kesh një peshë specifike të ngjashme me atë të Ligës, duke qenë se kishim të njëjtat vota”, u shpreh Antonio Tajani.

Dhe pikërisht në këtë bilanc koalicioni Meloni do të duhet të mbyllë rrethin për ministrat.

Siç raportohet nga IlGiornale, dje kishte pasur dy pika kthese: e para ka të bëjë me pozicionimin e Guido Crosetto në rolin e Nënsekretarit të Kryeministrit, e dyta ka të bëjë me kryetarin e Ministrisë për Zbatimin e programit që duhet të shkojë tek Giovanbattista Fazzolari.