Në PD kanë hall te madh: Çfarë dhurate t'i bëjmë Lulit (FOTO LAJM)

Ditën e sotme feston ditëlindjen lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha feston 44-vjetorin dhe për ironinë e fatit e ka ditëlindjen në ditën e themelimit të PS-së.

Por çfarë po dhodh brenda PD-së? Në median online janë shpërndarë me shpejtësi disa mesazhe brenda demokratëve, ku Albana Vokshi pyet kolegët se çfarë dhurate ti marrin kryetarit të partisë.

Në grupin e brendshëm në PD, ajo ka kërkuar nga secili prej deputetëve kontribute financjare që të blihet një dhuratë e bukur.

Si duket demokratët janë duke u përplasur me mendime se çfarë duhet blerë për këtë datë të rëndësishme e cila mund t’i pëlqejë kryedemokratit.

Ende nuk është bërë asnjë publike, por serioziteti i tyre na bën të mendojmë se do te jëtë padyshim diçka e veçantë. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2018, ora 14:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori