Në parlamentin shqiptar përgatitet një rezolutë për Kosovën
Albeu.com
Ministri i Jashtëm shqiptar, Besnik Mustafaj, në një seancë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm për çështjen e statusit final të Kosovës, ka ripësëritur të njëjtin qëndrim të shprehur më parë për vendosjen paraprakisht të statusit të kushtëzuar.Ndërkaq, nënkryetarja e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, Arta Dade, është shprehur se qëndrimi i ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj, për statusin e kushtëzuar të Kosovës, ishte një qëndrim personal i tij.
Përndryshe, sipas mediave të Tiranës, në këtë komision janë paraqitur dy rezoluta për çështjen e Kosovës: një nga grupi parlamentar i PS së dhe një nga ai i PD së. Ndërkohë Komisioni vendosi ngritjen e një grupi pune për të hartuar një rezolutë të përbashkët, ku të dilet me një qëndrim për statusin e Kosovës e për ta miratuar më pas në seancë plenare.
"Ministri vazhdon t'i përmbahet këtij përcaktimi, i cili bie ndesh me përcaktimin që kryeministri i mazhorancës së tanishme Berisha ka dhënë, bie ndesh me përcaktimin që presidenti Moisiu ka dhënë, pra ata janë shprehur për pavarësinë e plotë, gjithashtu bie ndesh me përcaktimin që znj. Topalli si kryetare e Kuvendit ka dhënë ditën që kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi ka vizituar Shqipërinë", është shprehur zonja Dade. Sipas saj, Shqipëria nuk ka arsye që të ulë kërkesat e shqiptarëve të Kosovës.
Ndërkaq kryetari i Komisionit, Preç Zogaj, tha se politika e Qeverisë shqiptare është në koherencë me politikën e ndjekur nga Parlamenti. "Politika e qeverisë shqiptare është një politike që ka koherencë me politikën e ndjekur nga Parlamenti nëpër vite që mbështet procesi i pavarësisë së Kosovës, që mbështet pavarësinë e saj kushtet apo kërkesat që vendos bashkësia ndërkombëtare", tha tha Zogaj.
Ministri Mustafaj kërkoi nga opozita që të jetë më shumë profesionale. "Mendoj se po kapërcehet momenti kur loja e debatit bëhet në nivel gjuhësor dhe po kalohet te thelbi dhe në thelb të gjithë ishim pak a shumë në një mendje. Unë e mirëkuptoj opozitën dhe kam vetëm pretendimin që të jetë pak më shumë profesionale", është shprehur Mustafaj.
Ndërsa ish ministri i Jashtëm, Paskal Milo, tha se ne si vend me afërsi nacionale me Kosovën, "duhet të ishim më solidarë në qëndrimet për pavarësinë e saj".
Dje në komision janë paraqitur dy rezoluta për çështjen e Kosovës, një nga grupi parlamentar i PS së dhe një nga ai i PD së. Komisioni vendosi ngritjen e një grupi pune për të hartuar një rezolutë të përbashkët, ku të dilet me një qëndrim për statusin e Kosvës e për ta miratuar më pas në seancë plenare. qik
Shtuar më 02/11/2005, ora 16:58
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori