E FUNDIT/ Gjendet i pajetë një person në Vlorë, emri
Ne parlamentin shqipetar vazhdojne diskutimet per programin e qeverise
Albeu.com
Ka rinisur sot ne oren 10 te paradites seanca parlamentare ku pritet te votebesohet qeveria e Berishes. Seanca eshte hapur me diskutimet rreth programit te kabinetit te ri qeveritar, te drejtuar nga Kryeministri i emeruar, njeherazi dhe kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha.Kryeministri Berisha paraqiti dje ne Kuvend kabinetin qeveritar, si dhe programin politik te qeverise se re. Berisha, garantoi se qeveria e re do te jete qeveri e sherbimit ndaj interesave jetike te qytetareve shqiptare duke u ndalur konkretisht ne reformat qe do te ndermerren nga qeveria ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Pas leximit te programit, nisen diskutimet rreth tij, te cilat do te vijojne dhe gjate dites se sotme. Ne perfundim te diskutimeve, deputetet do te votojne per programin dhe perberjen e qeverise se re. Gjate votimit nuk pritet te kete surpriza dhe pritet qe qeveria te marre votat e nevojshme.
Shtuar më 10/09/2005, ora 16:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori