Barroso: E ardhmja e Shqipërisë, BE-ja (VIDEO)
E kam bëre te qarte qe e ardhmja e Shqiperise eshte me BE-ne. Shqiperia ka bere nje progres. Kështu është shprehur në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Presidenti e KE-së Jose Manuel Barroso.

Presidenti Barroso është shprehur se vizita e kryeministrit Rama është një sinjal për axhendën evropiane të Shqipërisë.

”Jam i lumtur që e dëgjova Ramën i cili më ka bërë të ditur se është prioritet i Shqipërisë integrimi dhe qytetarët shqiptarë e mbështesin fort dhe një realitet konstruktiv do të ndikojë në suksesin e Shqipërisë dhe BE do jetë një mbështetje e madhe për shqiptarët në këtë rrugë të gjatë. Natyrisht që ka këndvështrime të ndryshme, por disa nga prioritet është dialogu ndërmjet qytetarëve dhe qeverisë. E inkurajoj qeverinë e re dhe opozitën e re. Ka dhe një moment për shtetin e së drejtës, nuk ka kohë për të humbur, reformat duhen shpejtuar, jo për t’i bërë nder KE-së, por shqiptarëve duke luftuar krimin e organizuar. Reforma të rëndësishme duhet të ndërmerren në ekonomi, investimet po ashtu dhe së fundi BE mendon që kjo është mundësi historike e artë për Shqipërinë që duhet ta kapë. Unë do t’i drejtohem edhe Komitetit Europian që të punojë për integrimin e Shqipërisë. Ju mund të mbështeteni tek partnerët për integrimin. Në parim Shqipëria mund të marrë statusin në dhjetor." u shpreh ai.

Ndërkohë Rama do të vijojë takimet në Komisionin Europian me komisionerin për Zgjerim Stefan Fule dhe shefen e Diplomacisë Europiane, Catherine Ashton.
Shtuar më 17/09/2013, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori