Në një qeli me buburrecat, shqiptarit i ulet dënimi
Një shqiptar i dënuar për vrasje në Itali, ka qëndruar tre vjet i burgosur në një qeli me më pak se tre metra katrorë hapësirë në dispozicion për të lëvizur.

Një hapësirë tepër e ngushtë, që ka shkaktuar shpesh fitore të të pandehurve në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Prandaj, si "likuidim", shteti italian i jep një reduktim të dënimit vrasësit.

Përfitimi është dhënë nga gjyqtarja Linda Arata, në Gjykatën e Padovës, për shtetasin shqiptar Elton Xhoxhi, 32 vjeçari që është një fytyrë e njohur për lajmet e kronikës në Vicenza.

Shqiptari është dënuar për vrasjen e bashkatdhetarit të tij, Bernard Kozaria, të dy pjesë e një rrjeti prostitucioni.

Një vrasje që ka lënë një përshtypje të veçantë në kohën kur ndodhi, për shkak se atë ditë Kozaria ishte duke udhëtuar në një makinë që kishte një distancë të afërt me një makinë policie.

Ai kishte hedhur në gjyq autoritetet e burgut, për kushte çnjerëzore. I njohur si Toni, Elton Xhoxhi ankohej se në qeli ka shumë buburreca e mushkonja.

Ndaj gjykatësja ka dhënë vendimin që shqiptari të përfitojë një ulje dënimi prej 6 muajsh. Elton Xhoxhi është dënuar për vrasjen e Berard Kozaria, në 12 tetor 2007. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2016, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori