Tragjedia me shembjen e urës në Greqi, ky është 33-vjeçari që humbi jetën

Mediet greke kanë publikuar foton e 33-vjeçarit që humbi jetën nga shembja e urës në Patra të Greqisë.

Tragjedia me shembjen e urës ndodhi ditën e dielë në perimetrin e Patrës në km 206 Patras – Pirgos, në drejtim të Patrës, shkruan Protothema.gr. Kujtojmë se nga shembja e urës mbetën të lënduar tetë persona.

Ndërkohë miq dhe të afërm të viktimës që vdiq kanë publikuar mesazhe ngushëlluese në rrjetet sociale për humbjen e papritur të 33-vjeçarit. Ende nuk dihen shkaqet e shembjes së urës që ndodhi mesditën e 23 korrikut 2023, ndërkohë policia ka ndaluar 4 persona.

Bëhet fjalë për dy operatorët e mjeteve të rënda që po kryenin punimet në momentin e shembjes së urës, përgjegjësi dhe një punonjës tjetër. Nga dëshmitë e para bëhet e ditur se poshtë urës në momentin kur ka ndodhur shembja ka qenë një grup romësh.

Ende nuk dihet si ka ndodhur shembja ndërkohë që ura ndodhej në hyrje të Unazës që është në ndërtim e sipër prej dy vitesh.

Sipas mediave greke, në bazë të dëshmive të arrestuarve do të mësohet më tepër për shkakun real të shëmbjes. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet mes gërmadhave, ku ka rënë edhe një eskavator. Mësohet se poshte urës ka qënë një grup nga komuniteti rom, por deri tani nuk ka gjë zyrtare./albeu.com/


Shtuar 25.07.2023 09:15