Lampard shpreh gadishmërinë për të hequr dorë nga një pjesë e pagës

Trajneri i skuadrës së Chelsea, Lampard, është gati që të heq dorë nga një pjesë e pagës së tij, derisa bisedimet me lojtarët po vazhdojnë për një reduktim deri në 10%.

Anglezi është i gatshëm të ndihmojë skuadrën e tij që të tejkalojë krizën e pandemisë Covid-19, e cila pritet të pasohet me rënie të mëdha ekonomike.

Raportime të ‘Goal’ bëjnë të ditur se Lampard nuk do të kundërshtojë reduktimin në pagë.

Një pajtueshmëri e lojtarëve për reduktim pagash prej 10% do t’i kursenin skuadrës deri në 10 milionë funte.

Bisedimet e skuadrës po vazhdojnë, me kapitenin Cesar Azpilicueta që udhëheq këto negociata nga ana e lojtarëve.


Shtuar 20.04.2020 11:47