Në ndihmë të qytetarëve, skuadrat Shqiponja në aksion (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Shkaqet e zjarrit të rënë mbrëmjen e së dielës në një garazh pallati në rrugën “Bardhok Biba” ishin aksidentale. Në këtë konkluzion ka arritur Policia e Tiranës pas kryerjes së hetimeve.

Si pasojë e flakëve është djegur mjeti tip “Fiat Marea”, në pronësi të B. N.. Nga kjo djegie, si dhe nga tymi i krijuar, disa banorë të pallatit dhe dy punonjës të zjarrfikëses u asfiksuan.

Gjatë operacionit për avakuimin e banorëve të pallatit ku ra zjarri, përveç punonjësve të zjarrëfikësve kanë marrë pjesë edhe punonjës të grupit të Shqiponjave, të cilët edhe pse nuk janë të specializuar për nderhyrje të tilla, janë gjendur në krahë të qytetarëve. /albeu.com/

Shtuar më 26/08/2014, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori