Ne NATO "Maqedonia Veriore" ndersa ne OKB "FYROM"
Albeu.com
Anëtarësim në NATO me emrin “Maqedonia Veriore”, pa u ndërpre negociatat për zgjidhje përfundimtare në Kombet e Bashkuara është njëri nga propozimet të cilin e shqyrtojnë vendet perëndimore, për tejkalimin e ...... çështjes së emrit si barrierë për anëtarësim sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO.
Burime të gazetës “Lajm” thonë se ky variant është duke u shqyrtuar për të evituar eskalim të mundshëm të situatës në Maqedoni.
“Në kohën kur gjithnjë e më të vogla janë gjasat që Maqedonisë së shpejti t’i caktohet datë për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, sepse vështirë se do të gjendet kompromis për emrin para përfundimit të presidencës spanjolle me BE-në, vendet perëndimore, para së gjithash SHBA-të, kërkojnë modalitet për të futur Maqedoninë nën ombrellën e NATO-s”, njoftojnë për “Lajm”, burime diplomatike.
Bashkësia ndërkombëtare është e brengosur se situata në Maqedoni mund të dalë jashtë kontrollit, në rast se Maqedonia humb edhe një rast për të filluar negociatat me BE-në dhe në të njëjtën kohë mbetet jashtë mburojës së NATO-s.
Janë të mëdha gjasat që Greqia të pranojë një variant të këtillë për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, sepse në NATO nuk theksohen elementet identitare, sikurse në OKB dhe në Bashkimin Evropian.
“Palës greke i konvenon edhe fakti se në rast se Maqedonia anëtarësohet në NATO me emrin ‘Maqedonia Veriore” atëherë është më se e qartë se ky emër do të mbetet edhe në Kombet e Bashkuara, pasi të caktohen modalitetet tjerë për çështjen e gjuhës dhe identitetit”, sqarojnë të njëjtat burime.
Përfaqësuesit ndërkombëtarë të cilët anë përgatitur një propozim të këtillë, vlerësojnë se do të jenë të mëdha gjasat që ai të pranohet edhe në referendum, në rast se Gruevski insiston me ;do kusht që ai të realizohet.
“Nëse vjen një propozim i tillë, atëherë do të mundet të sparashtrohet pyetja ‘A jeni për anëtarësim në NATO me emrin Maqedonia Veriore’, që lakohet gjatë kohë nëpër media”, theksojnë burimet e “Lajm”-it.
Pala maqedonase preferon që në rast të anëtarësimit në NATO me emrin “Maqedonia Veriore” atëherë vendet të cilat e kanë njohur me emrin kushtetues, të vazhdojnë ta emërojnë ashtu edhe në kuadër të NATO-s.
Mirëpo prej tani është e sigurt se një propozim të atillë nuk do ta pranojë Greqia.
Burime qeveritare refuzojnë ta komentojnë këtë propozim, për dallim prej ekspertëve të cilët vlerësojnë se mundësia për anëtarësim të shpejtë të Maqedonisë në NATO është e madhe.
“Në bazë të informatave që i kam nga diplomatët në Shkup, jam i bindur se ekziston propozim që Maqedonia të anëtarësohet në NATO deri në fund të qershorit”, ka deklaruar politikologu Mersel Bilalli.
Dilemat nëse ky tentim i ri për anëtarësim të Maqedonisë në NATO do të jetë i suksesshëm, ose dot dështojë si disa tentime të mëparshme, do të pastrohet deri në vizitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Anders Fog Rasmusen në Shkup të paraparë në muajin qershor.
Në rast se propozimi pranohet edhe nga pala greke edhe nga ajo maqedonase, nuk përjashtohet mundësia që Rasmusen të arrojë në Shkup me ftesë zyrtare për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

Spanja pret epilog pozitiv në samitin e qershorit

Këshilli Evropian do të debatojë për Maqedoninë në samitin që do të mbahet më 16 dhe 17 qershor, për shkak se është obligim i marrë nga presidenca paraprake suedeze e Bashkimit Evropian, shprehet diplomati i akredituar spanjoll në Shkup.
Diplomati spanjoll konsideron se ende ka kohë për të bërë diçka në kontestin me emrin dhe shfaqi shpresë për epilog pozitiv të këshillit të qershor.
Për çështjen e emrit, siç është paralajmëruar, të enjten në Shkup mendimin e vet pritet ta shpalosë edhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, deputeti slloven Zoran Taler. Më tetë dhjetor të vitit të kaluar, Këshilli i ministrave gjatë presidencës suedeze vendosi që Bashkimi ta shqyrtojë rekomandimin e Komisionit për përcaktimin e datës për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë gjatë presidencës spanjolle, që skadon më 30 qershor.
Shtuar më 27/05/2010, ora 10:42
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori