Në mes të majit shpallet fituesi i projektit për bulevardin
Kryebashkiaku Lulzim Basha priti në një takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Tiranë, Nicholas Cannon, të cilit i prezantoi projektet për zhvillimin e Tiranës. Sipas tij fituesi i projektit për bulevardin e Tiranës, do të shpallet në mesin e muajit të ardhshëm.

“Permirësimi i cilësisë së jetës përmes shtimit të hapësirave të gjelbërta, është një tjetër objektiv i Bashkisë së Tiranës”, tha kryetari i bashkisë, duke bëri të ditur synimin për të dyfishuar në katër vite hapësirat e gjelbërta në kryeqytet.

Brenda këtij viti pritet të mbillen të paktën 10 mijë pemë të reja si dhe të ndërtohen disa lulishte në lagjet e Tiranës disa prej të cilave kanë nisur tashmë. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2012, ora 17:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori