Në mbrëmje shtohen ndjeshëm reshjet, në cilat zona parashikohen përmbytje
Moti në vend është duke u karakterizuar nga reshje shiu thuajse në të gjithë territorin. Krahas shiut, në zona të caktuara siç është jug-lindje dhe veri-lindja është duke rënë dëborë.

Ndërkohë, sipas Meteoalb reshjet pritet të intensifikohen gjatë mesditës dhe mbrëmjes ku zonat më të prekura do të jenë ultësira perëndimore, Shqipëria qendrore si edhe jugu, ku parashikohen edhe përmbytje.

Në ultësirën perëndimore parashikohen reshje shiu me intensitet 5 deri 10 milimetra në orë.

Shtuar më 23/01/2021, ora 13:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori