Ne Manastir u vendos gurthemeli i bashkimi kombetar
Pëlqej
Albeu.com
nga Laura PapranikuMe moton “100 vjet bashkim gjuhësor”, të premten ka nisur, në Shkup, punimet tribuna shkencore dedikuar jubileut të Kongresit të Manastirit.
Ashtu si në Tiranë dhe Prishtinë, kohë më parë, edhe kryeqyteti i Maqedonisë ka bërë bashkë akademikë, historianë dhe gjuhëtar shqiptarë të gjitha hapësirave, për të vlerësuar njërën prej ngjarjeve më të ndritura të historisë mbarë shqiptare, por edhe “për tu krenuar ligjshëm”, sikurse u shpreh Rexhep Ismaili, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK). Kongresi i Manastirit, tha më tej Ismaili, ka zënë një vend të rëndësishëm në historinë e shqiptarëve, jo vetëm për faktin se bëri njësimin e Alfabetit të shqipes por edhe për faktin se solli vendime të rëndësishme për zhvillimet e mëtejshme të gjuhës në të gjitha dimensionet e saj. “U sollën vendime që kërkojnë flijime, me të cilat lidheshin shprehi e tradita, por në emër të një qëllimi të madh, të bashkimit të kombit”, u shpreh akademik Ismaili, sipas të cilit, gatishmëria e patriotëve të asaj kohe për të flakur interesat e ngushta fetare, krahinore apo shoqërore, ishte edhe çelësi i suksesit të Kongresit.
Nga Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve (AMSHA), tribunën e
përshëndeti Matea Matevski, i cili tha se Kongresi i Manastirit, i mbajtur prej 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908, ka rëndësi të madhe jo vetëm për shqiptarët por edhe për shkencën dhe kulturën botërore, pasi prekën në çështje thelbësore, sikurse është gjuha. Në emër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë (ASHASH), përshëndeti kryetari Kasëm Biçoku. “Njësimi i Alfabetit, nuk ishte një zgjidhje thjesht teknike-gjuhësore por një vepër e madhe me ndikim të fuqishëm, që kapërcente kufijtë gjuhësor”, tha ai. Kjo, ndjehej jo vetëm në atë kohë, por ndjehet edhe tani dhe do vazhdon të ndjehet edhe në të ardhmen, pohoi Biçoku duke iu referuar elementit gjithëpërfshirës shqiptar, të këtij Kongresi, ku morën pjesë 50 delegatë dhe 400 përfaqësues e të cilët vinin nga 26 qyte dhe 24 klube shqiptare.”Kongresi, para së gjithash shpalosi dëshirën shekullore të shqiptarëve për bashkim kombëtarë”, tha kryetari i ASHASH-së. Në emër të arbëreshëve të Italisë, tubimin e përshëndeti Françesko Atimari, shefi i katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin e Firences. ”Historia e ka ndarë popullin shqiptarë. Gjeografia vazhdon ta mbajë të ndarë edhe më tej, mirëpo të gjithë neve kemi një pikë takimi të përbashëkt dhe, ky është Manastiri, qyteti që bashkoi shqiptarët”, Atimari, shefi i katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin e Firencës.
Në pjesën solemne të tribunës ishin të pranishëm edhe funksionarë të lartë të partisë shqiptare në pushtet, mesin e të cilëve edhe Ali Ahmeti, kryetari i Bashkimit Demokratik Shqiptarë. (Lajm)
Shtuar më 23/11/2008, ora 08:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori