Në Madrid arrestohet Vukitoç, i akuzuar për vrasjen e Enver Hadrit
Pëlqej
Albeu.com
Policia spanjolle ka arrestuar Veselin Vukotiç, i akuzuar për vrasjen e aktivistit kosovar të të drejtave të njeriut, Enver Hadri, 15 vjet më parë në Bruksel.Në momentin e vrasjes Hadri kishte dokumenta që implikonin Beogradin në vrasjen e disa dhjetëra shqiptarëve. Përveç Vukotiçit për vrasjen e Hadrit janë akuzuar dhe Darko Ashanin dhe Andrija Lakoniç. Lakoniç u vra më pas nga Ashanin, derisa ky i fundit u vra në vitin 1995.
Besohet se Vukotiç ka jetuar në Barcelonë, me pashaportë kroate të fallsifikuar.
Të tre personat të dyshuar për vrasjen e Enver Hadrit besohet se kanë punuar për shërbimin sekret serb. Njëherësh arrestimi i Vukotiçit mendohet se do sjellë fakte të reja dhe në gjykimin e Sllobodan Millosheviçit. Gjykata e Hagës për ish Jugosllavinë e ka pritur me interes arrestimin e Vukotiçit. rfe
Shtuar më 27/02/2006, ora 17:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori