Në luftë për jetën, shqiptarin e "mbysin" me grushte në Itali
Një 38 vjeçar me origjinë nga Shqipëria është duke luftuar për jetën në një spitalItali pasi u rrah me grushte gjatë natës së mbrëmshme.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Martinsicuro dhe shqiptari me inicialet A.H ndodhet në gjendje kritike për jetën duke u shtruar urgjentisht në reanimacion.

Nga të dhënat e para hetimore, dyshohet se atë e kanë rrahur dy persona, por ende nuk ka detaje mbi identitetin e tyre dhe rrethanat e ngjarjes.

Shqiptari në gjendje të rënde është dërguar në spital rreth orës 03.30 të mëngjesit dhe sipas mjekëve ka plagë shumë kritike në pjesën e kokës dhe fytyrës.
Shtuar më 07/12/2019, ora 11:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori