U arrestua për vrasjen e ish-efektivit të FNSH-së, lirohet nga burgu Redion Hysa

Gjykata e Lezhës ka liruar Redion Hysën, i cili ishte arrestuar pasi akuzohej për vrasjen e ish-efektivit Xhulio Prela.

“Në Shenjestër”  solli fakte të reja duke konfirmuar kështu se Hysa nuk është autor i vrasjes së Xhulio Prelës.

Hysa pretendonte se po qëndronte padrejtësisht në burg. Ai u arrestua bashkë me kushëririn e tij Sokol Hysa nga Policia e Lezhës me 28 dhjetor te vitit 2020, pasi akuzoheshin se kishin qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të karburantit kamerat e të cilit kishin filmuar vrasjen e policit.

26-vjeçari Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor të 2020 me tre plumba teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë.

Video në fjalë është filmuar në zonën e Milotit në orën 01:55 në një karburant, ku Brilant Martinaj ndalet për të furnizuar automjetin dhe shkëmben një bisedë të shkurtët me punonjësin.

Siç shihet në pamje, Martinaj mban të veshura rroba ushtarake dhe ka qëndruar afro 5 minuta në karburant. Ai udhëtonte me një fuoristradë ‘Opel’, ngjyrë jeshile.

Pasi furnizon automjetin me karburant, në orën 02:01 minuta Martinaj largohet duke u përshëndetur me furnitorin. Rezulton se ai ka udhëtuar në drejtim të fshatit Gajush, ku ka shkëmbyer dritat e gjata me policin.

Pas një debati verbal, ai ka shkrepur armën, duke lënë të pajetë efektivin e policisë me 3 plumba.


Shtuar 13.07.2023 17:00