Në lokalin e tij u organizua festë për 8 Marsin, menaxheri nga Korça në gjendje të rëndë
Tre raste me koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Korçës. Një prej të prekurve, është një 33 vjeçar emri të cilit nuk bëhet i ditur, ku disa ditë më parë ka qenë i shtruar në spital si dhe një çift bashkëshortësh.
Mësohet se 33 vjeçari është menaxher i një lokali nate, ku dhe në datën 8 mars në ambientet e lokalit të tij është organizuar një festë.
I riu, pasi ka bërë analizën e cila herën e parë rezultoi negative ka bërë një tjetër, ku dhe u konfirmua se ishte i
prekur nga COVID-19.
Mësohet se personat e
prekur nga koronavirusi janë transportuar me ambulanca të ndryshme në Tiranë.
Shtuar më 22/03/2020,
ora 13:42