Në kulmin e nervave, Majlinda Bregu nxjerr inatin në palestër (FOTO LAJM)

Ish-ministrja dhe ish-deputetja Majlinda Bregu mbetet një ndër politikanet më të pëlqyera nga demokratët por edhe nga socialistët.

Por prej disa muajsh ajo është jashtë politikës për shkak se kreu i PD-së Lulzim Basha vendosi t’a linte jashtë listës së 25 Qershorit duke e lënë kështu të “papunë”.

Aktualisht nuk dihet se me çfarë pune apo profesioni ushtron Bregu por duket sikur më në fund ka gjetur kohë për veten.

Me anë të një postimi në Instagram, Majlinda Bregu shihet duke u ushtruar në palestër dhe ajo që bie më shumë në sy është trupi i saj prej adoleshentje.

Por jo vetëm kaq, Bregu e ka shoqëruar foton me dixhiturën “stërvitje kur je e nxehur…”.

Si duket Majlinda Bregu e përdor palestrën për të nxjerrë nervat, por kush e ka bërë me nerva ish-ministren e PD-së? /albeu.com/

Shtuar më 15/12/2017, ora 13:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori