Dy kompani të mëdha amerikane kanë shprehur interesimin e tyre për të filluar hulumtimet rreth pasurisë nëntokësore në Kosovë dhe për të investuar në këtë fushë.Kështu ka bërë të ditur Rajner Hengstman, drejtor i Komisionit të pavarur për miniera dhe minerale. Ai tha se kompanitë amerikane janë konkurrente njëra me tjetrën dhe sipas tij kjo është arsyeja pse num mund të tregonim emrat e tyre para se të fillojë puna. Njëra kompani tashmë është regjistruar këtu, kurse tjetra do të vijë javën e ardhshme. Hengstman nuk e përjashtoi mundësinë që në Kosovë të ketë edhe uranium që i nevojiten një ushtrie.
Shtuar më 18/03/2005,
ora 22:02