Vodhi 7 byrekë, shqiptari në Greqi dënohet me 4 muaj burg

Një 60-vjeçar shqiptar në Itali është dënuar me 4 muaj burg nga Gjykata pasi ka vjedhur 7 byrekë në një supermarket në Lagardas të Selanikut.

Sipas të dhënave vlera e byrekëve të vjedhur ishte 15.26 euro, të cilat një iu gjet në xhep dhe pjesa tjetër në çantë.

Ai u kap në flagrancë dhe ka refuzuar të kontrollohet. Mësohet se 60-vjeçari prej më shumë se 25 vitesh punonte në një fabrikë djathi dhe kurrë nuk kishte pasur probleme me drejtësinë.

Mbrojtja e 60-vjeçarit argumentoi se aktet janë kryer me atribut të reduktuar dhe përmendi një problem që i ka ndodhur vitet e fundit në kokën e tij, për shkak të të cilit ai ka dëmtuar perceptimin. 60-vjeçari apeloi dhe u la i lirë./albeu.com

 


Shtuar 14.07.2022 21:39