Ne kerkim te ushtrise se vdekur
Pëlqej
Albeu.com
Mes Tiranes dhe Athines ka pasur nje marreveshje zyrtare per te zgjidhur ceshtjen e varrezave te ushtareve greke. Meqe ndertimi i tyre, zhvarrosjet dhe rivarimet duhen bere ne toke shqiptare, lipsej vullneti i Tiranes zyrtare, i cili ne fakt nuk ka munguar.Meqe ndertimi i tyre, zhvarrosjet dhe rivarimet duhen bere ne toke shqiptare, lipsej vullneti i Tiranes zyrtare, i cili ne fakt nuk ka munguar.

Por te dyja palet u treguan teper diskrete pas skandalit te Kosines, i zbuluar nga Top Channel.

Ne vitin 2006 Altin Ballabani denoncoi para kamerave te Top Channel priftin e kishes ortodokse te fshatit Kosine, Vasil Thomollari, i cili urdheroi marrjen e eshtrave te fshatareve te vdekur ne mosha te ndryshme para luftes se pare boterore, per t'i perdorur ne mbushjen e memorialit te ushtareve greke ne gryken e Kelcyres.

Kjo u vertetua edhe nga ekspertet e Institutit te mjekesise ligjore. Ceshtja shkaktoi nje reagim aq te forte, saqe prokuroria e Permetit hapi nje dosje ne ngarkim te priftit Vasil Themollari dhe kryetarit te shoqates se ish-ushtarakeve minoritare te liruar, Aldi Kosta.

Kurse denoncuesi i skandalit, Altin Ballabani u detyrua te largohej familjarisht nga Shqipria pas kercenimeve qe mori.

Dy vjet e ca pas ketij skandali, ose rreth nje muaj me pare, zv/kryetari i Parlamentit grek Jorgos Surlas deklaroi ne nje televizion grek se, ai dhe deputete te tjere do te votonin kunder ratifikimit nga Parlamenti grek te MSA-se per Shqiperine, ne rast se nuk gjendej nje zgjidhje e shpejte per ceshtjen e varreve greke.

MSA-ja, e cila sipas ambasadorit tone ne Athine Vili Minarolli ka vajtur nga qeveria ne Parlament, ende nuk eshte paraqitur ne seance plenare. Miratimi i marreveshjes per varrezat e ushtareve greke i heq keshtu nje pjese te klases politike greke argumentin per te bllokuar me gjate MSA-ne BE-Shqiperi.

Po ashtu, e kenaqur duhet te mbetet edhe tere klasa politike shqiptare, sepse pala shqiptare ia ka arritur t'i beje balle presioneve qe ka pasur duke mos pranuar varreza ushtaresh greke pertej linjes se saj te kuqe, ne Korce apo ne bregdet, qe do te interpretohej si nje ekspasionizem helen.

Po ashtu, zbatimi mire i ketyre pikave te marreveshjes, duhet te sjelle garanci qe skandale si ky i Kosines nuk do te perseriten me. Zgjidhja perfundimtare e ketij problemi eshte nga ato momente qe ndihmojne per te hedhur pas, pa dhimbje, te shkuaren. (tch)
Shtuar më 22/11/2008, ora 02:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori