Në kërkim për terrorizëm, arrestohet gruaja në Tiranë
Një grua është arrestuar në Tiranë, për llogari të drejtësisë italiane.

Gruaja ishte në kërkim në Itali, ndërsa akuzohet për veprën penale të nxitjes së terrorizmit.

Ndalimi i saj në Tiranë është bërë Drejtoria e Anti-terrorit në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Falë bashkëpunimit të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe Interpol Tiranës me homologët në Itali, kapet në Tiranë dhe vihet në pranga një 43 vjeçare e dënuar për pjesëmarrje në organizatë me qëllime terroriste

Në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë së Antiterrorit, Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Itali, është marrë informacion në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasje të kërkuar, e dënuar për veprimtari kriminale në fushën e terrorizmit.

Shtuar më 05/09/2020, ora 09:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori