Në kërkim për plagosjen e dy shtetasve, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person të shpallurkërkim.

Ai ishte në kërkim për një pragosje të ndodhur në muajin shkurt.

Sipas policisë shtetasi Reci Palushi, ishte i shpallurkërkim nga shërbimet e Policisë për veprat penale "Vrasjes me paramendim" e kryer në bashkëpunim mbetur në tentative, dhe "Mbajtje pa leje të armeve dhe municionit luftarak", parashikuar nga nenet 78-25-22,278 të Kodit Penal.

Njoftimi i plotë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallurkërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Kapet e ndalohet një nga bashkëpuntorët e ngjarjes të ndodhur me datë 16 Shkurt 2018 ku mbetën të plagosur dy shtetas.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, në vijim të punës per kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallurkërkim, bënë të mundur kapjen e ndalimin e shtetasit:

Redi Palushi, 22 vjeç, banues në Tiranë

Shtetasi Redi Palushi ishte i shpallurkërkim nga shërbimet e Policisë për veprat penale “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim mbetur në tentative, dhe “Mbajtje pa leje të armeve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 78-25-22,278 të Kodit Penal.

Pasi me datë 16.02.2018, në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë një konflikti të çasti mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasi Gjon Pelivani dhe R. H., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduariale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Tiranë për veprime të mëtejshme. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2018, ora 09:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori