Në kërkim për plagosje dhe dhunë në familje, si u kapën dy burrat në Fier
Policia e Fierit ka arrestuar dy persona të shpallurkërkim të cilët ishin dënuar për veprën penale të plagosjes me dashje, dhe dhunë në familje.

Sipas policisë është arrestuar një 41 vjeçar i cili është dënuar me 2 muaj burg për plagosje me dashje.

Ndërkohë që një 36 vjeçar është arrestuar për dhunë në familje pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi i Policisë

Policia ndalon 2 shtetas të shpallurkërkim për plagosje të lehtë me dashje dhe dhunë në familje.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, krahas punës për kontrollin e zbatimit të masave kufizuese për mospërhapjen e COVID-19, kanë vijuar punën për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë si edhe ndalimin e shtetasve të shpallurkërkim.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit:

Z., 41 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së parë Fier me vendimin e datës 18.02.2019, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

Gj., 36 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte shpallurkërkim për veprën penale “Dhunë në familje” pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shtetases S. Gj., 32 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.
Shtuar më 11/04/2020, ora 09:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori