Janë zbuluar detaje të reja për Nuredin Dumanin, shtetasin e shpallur në
kërkim për
vrasjen e Bujar Celës.
Mësohet se Dumani ka kryer gjithashtu
vrasjen e Emiljano Ramazanin më 20 Korrik, në bashkëpunim me
Klevis Kapllanaj.
Dyshohet se pas ekzekutimit, marrëdhëniet mes Dumanit dhe Kapllanajt janë përkeqësuar dhe ka dyshime të forta se gjithçka erdhi për shkak të parave.
Kujtojmë se pak kohë më pare policia gjeti
armën e krimit ku u vra Ramazani në biznesin e Seit Manahasa dhe babait të tij.
Edhe për këtë rast dyshohet se personi qe ka vendosur
armën për të corientuar hetimet, ka qenë
Klevis Kapllanaj.
Shtuar më 13/10/2020,
ora 18:58